Strabizmi tek femijet

Deri ne moshen 6 mujore strabizmi tek femijet eshte normal, nese simptomat vazhdojne ju duhet te konsultoheni menjehere me mjekun tuaj dhe ne vazhdimesi me nje okulist.

strabizmi-i-femijve

Por çfare eshte strabizmi i femijeve?
Strabizmi i femijeve eshte nje difekt viziv, ne te cilin syte jane te orientuar ne dy drejtime te ndryshme. Strabizmi eshte i shkaktuar nga keqfunksionimi i mekanizmave neuromuskolar qe rregullojne kordinamentin e levizjeve okulare. Forma me e zakonshme e strabizmit tek femijet quhet esotropia themelore feminore  e cila shfaqet ne muajte e pare te jetes dhe manifestohet me nje drejtim jo te njejte, zakonisht te tipit konvergjent ( te dy syte jane te kthyer drejt hundes ) por ka edhe strabizen ku njeri sy apo te dy jane te kthyer ne pjesen e jashtme, ne pjesen e kundert te hundes.

Strabizmi nuk duhet ngaterruar me strabizmin tek femijet e sapolindur, pasi kjo eshte nje gje kalimtare, sepse femijet e porsa lindur nuk e kane zhvilluar akoma aftesine per te drejtuar aksin viziv ne te njejtin drejtim. Ne moshen 6 mujore zakonisht kjo aftesi eshte e fituar.
strabizmi-i-femijeve

A ndikon trashegimia ne shfaqen e strabizmit?

Po, trashegimia eshte nje nder faktoret kryesore te shfaqjes se strabizmit. Perveç trashegimise faktore te tjere jane: lindje e parakohshme, ipermetropia dhe retinoblastoma. Por zakonisht kesaj semundjeje nuk i percaktojne dot me saktesi shkakun. Strabizmi mund te manifestohet menjehere ose gradualisht. Shenjat kryesore jane: dhimbje koke, djegie e syve, bezdi nga drita, lodhje vizive, zakoni per te mbyllur syte here pas here, pamje dyfishte, marrje mendsh dhe veshtiresi orientimi. Edhe mbajtja e kokes ne nje ane eshte nje nder simptomat me alarmuese.

Si mund te kurohet strabizmi?
Per te kuruar strabizmin tek femijet, ne ditet e sotme egziston nje nderhyrje kirurgjikale me pak e demshme se nderhyrjet tradicionale. Kjo nderhrje quhet MISS ( kirurgjia miniinvazive e strabizmit ), dhe sherben per te rindertuar akset vizive, duke modifikuar forcen me te cilen muskujt levizin bulbet okulare. Nepermjet hapjes me pak mm te pjeses se jashtme te syrit, muskuli i syrit shkurtohet, duke e palosur ne veten e tij. Disa ore pas nderhyrjes kirurgjikale, pacientet arrijne te hapin syte dhe dhimbjet apo entjet nuk jane shume te theksuara.

Nderhyrja kirurgjikale per te korigjuar strabizmin rekomandohet tek femijet duke nisur nga mosha 3-4 vjeç. Por para se te behet operacioni eshte e domosdoshme te korigjohen : ipermetropia, astigmatizmi apo miopia. Rezultatet jane te kenaqshme ne 90% te rasteve.

Pavaresisht simptomave apo jo te strabizmit eshte e keshillueshme qe rreth moshes 3 vjeçare te beni nje vizite kontrolli tek okulisti, nje vizite te dyte ne moshen 5-6 vjeçare dhe nje te trete rreth moshes 10 vjeçare.

Leave a comment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.