Mbas lindjes se femijes disa nena mund te kalojne nje periudhe te quajtur stresi mbas lindjes ose si njihet ne gjuhen mjeksore Stres Postpartum. Eshte nje fenomen ne rritje pasi rreth 65-70% te grave vuajne nje forme te lehte depresioni mbas lindjes se femijes. Por egzistojne menyra dhe kura te ndryshme per te perballuar kete status.
Ditet e para mbas lindjes kalojne dhe ndihesh gjithmone me e lodhur saqe do te kalosh gjithe kohen shtrire per te pushuar duke e hequr keshtu vemendjen nga femija. Shume ndjenja emocionuese alternohen me mendime shume te trishtuara duke ju bere keshtu te ndiheni e pamundur dhe e merzitur.
Kjo situate prezantohet ne shumicen e nenave qe sapo kane lindur femijen e tyre por shume prej te cilave e meshejne kete status pasi eshte akoma nje gjendje qe akoma nuk mund te perballohet ne shoqerite e mbyllura mentalisht. Por ky status jo vetem qe duhet perballuar por edhe duhet shprehur me te afermit te cilet mund te na ndihmojne te kapercejme kete moment.
Mos nguroni por perballoni kete status duke u dedikur me shume vetes tuaj pasi femija ka nevoj per nenen dhe te gjitha dedikimet e saj.