Simptomat e shtatezanis

Ne qofte se akoma nuk e dini nese jeni shtatezane opo jo shkoni te blini nje test shtatezanie per tu informuar me mire. Simptomat e shtatezanis ndryshojne nga nje grua tek nje tjeter, por edhe tek e njejta grua nga nje shtatezani tek tjetera. E para dhe me e verteta simptome ne shtatezani eshte mungesa e ciklit mestrual.

Loading...

simptomat-e-shtatezanise

Disa gra kuptojne shenjat e para te shtatezanise brenda nje jave nga fekondimi, disa te tjera vene re ndryshime edhe mbas disa javesh, por ka edhe femra te cilat nuk vene re asnje ndryshim nga me pare.

Sot po ju paraqesimin disa nga shenjat e para qe duhet tu kushtoni vemendje nese keni dyshimin se jeni shtatezane, por ne fund gjithmone bazohuni tek testi i shtatezanise.

Jo gjithmone eshte e lehte te kuptojme sinjalet qe trupi jone na trasmeton, pasi ne disa raste deshira e madhe per te qene shtatezane na ben te keqkuptojme disa shenja dhe ne fund te zhgenjehemi. Per kete arsye duhet gjithmone te bejme testin e shtatezanise per te qene te sigurta. Por ne po ju japim disa nga sinjalet qe duhet te vini re nese keni rene shtatezane.

1) Kokat e gjoksit jane me te erreta se zakonisht per shkak te hormoneve te shtatezanise dhe shtimit te fluksit te gjakut.

2) Gjoks me me shume ndjeshmeri. S’ arrin dot te flesh permbys, me barkun poshte? Kjo ndodh per shkak te stuhise hormonale qe shkaktohet menjehere mbas fekondimit: gjendrrat e gjoksit rriten, gjoksi behet me i madh dhe e i forte dhe shpesh femra ndjen dhimbje.

3) Humbje gjenitale ngjyre kafe te cialat vihen re zakonisht ne fillim te shtatezanise, por per siguri konsultohuni me mjekun.

4) Ndjeshmeri e madhe ndaj ererave. Shume gra shtatezane jane shume te ndjeshme ndaj ererave qe i rrethojne, si mishi ose eres e peshkut, ose cigarja, te cilen se tolerojne dot. Pra, me pak fjale grate shtatezane si durojne dot ne pergjithesi te gjitha ererat qe e rrethojne dhe e bezdisin. Ky mekanizen mbron si nenen dhe femijen.

4) Bark i forte dhe i fryre. Rritet prodhimi i progesteronit, i cili ngadaleson aktivitetin e tretjes, duke shkaktur fryrje dhe enjtje te barkut. Por keto probleme mund ti kemi edhe panvaresisht nga shtatezania.

Admin

Author: Nena dhe Femija

Portali i mamit dhe bebushit te vet!

Leave a comment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.