Tiroidja ne shtatzani duhet mbajtur nen kontroll pasi kushtezon shume evolucionin e saj, por ne te njejten kohe kushtezon edhe fertilitetin e femres ne pergjithesi. Eshte vertetuar se 10% e grave me probleme fertiliteti paraqesin edhe çrregullime te gjendrres se tiroides. Eshte shume i dukshem roli i ipotiroizmit ne percaktimin e veshtiresise per te arritur shatetzanine. Kurse tek meshkujt lidhja midis tiroides dhe fertilitetit eshte shume here me pak e evidenciuar.
![tiroidja-ne-shtatzani](https://nenadhefemija.com/wp-content/uploads/2014/10/tiroidja-ne-shtatzani.jpg)
Roli i tiroides ne percaktimin e infertilitetit varet nga fakti qe kjo gjenderr eshte fondamentale ne percaktimin e mire funksionimit te asit ipotalamik-ipofisario-gonadico. Ky mekanizem shume delikat e ka origjinrn ne ipotalamus, nje zone e trurit qe prodhon hormonin GnRh, i cili stimulon ipofizin qe te prodhoje gonadotropine ( hormoni FSH dhe LH ), pergjegjes per aktivitetin e testikujve dhe vezoreve. Ne prezence te ipotiroizmit, metabolizmi rezulton i ngadalesuar dhe si rrjedhoje eshte edhe prodhimi i FSH, me luhatje te ciklit menstrual, ne veçanti me prodhimin e folicoli dhe ovulacionit. Ipotiroizmi nderkohe mund te shkaktoje iperprolatinemine, e cila per grate shtatezane eshte normale kurse ne fazat e tjera te jetes te femres shkakton probleme ovulacioni dhe pengon prodhin e rregullt te GnRh.
![shtatzania-dhe-tiroidja](https://nenadhefemija.com/wp-content/uploads/2014/10/shtatzania-dhe-tiroidja.jpg)
Pra eshte e keshillueshme qe te verifikoni nivelet e hormoneve te tiroides, ne veçanti te TSH-se, e cila ne nje person ne moshe fertile nuk duhet te kete vlera me te medha se 2,5 mU/I. Perveç ketyre eshte e nevojshme qe te verifikohen prezenca e autoantitrupave anti-tiroide, si psh anti-tireoglobulina dhe anti-tireoperosidasi. Edhe nese vlerat e TSH-se jane normale, ne prezence te ketyre autoantitrupave probabilitetet per te rene shtatezane jane te ulta.
Analiza te tilla u keshillohen kryesusht grave qe vendosin te pershkojne rrugen e fekondimit te asistuar dhe ne te gjitha ato gra ne te cilat historia e gjenetikes ka te bej me raste te ipertiroizmit, ose semundje autoimune, diabet melito te tipit 1.