Cfare eshte Toksoplazmoza?
Toksoplazmoza është një semundje e cila meret në momentin qe hyni ne kontakt me parazitin e cili e shkakton, paraziti quehet Toksoplazmoza gondii. Toksoplazmoza gondii është një parazit nje qelizore që mund të prekë si kafshët ashtu edhe njerëzit. Ky parazit mund te godas si gjitarët, zogjtë, zvarranikët, molusqet etj por në veçanti tek macet ai mund ta përfundojë ciklin e tij të jetës duke arritur një formë potencialisht të dëmshme: kistet. Kistet perfundojne ne mjedisin e jashtëm kur macja jashtëqit, dhe madje mund të kontaminojnë edhe ushqimin nëse toka është e infektuar nga ky bakter.
Infeksioni nga bakteri i toksoplazmoza gondii njihet me emrin toksoplazmoza. Tek personat e shëndetshëm, sëmundja eshte asimptomatike ose me simptoma shume të thjeshta, pothuajse simpotma sikur të zë gripi. Për tek personat e debilituara dhe gratë shtatzëna, toksoplazmoza mund të ketë pasoja më serioze. Veçanërisht në gratë shtatzëna mund të jetë shkaku i abortit spontan, keqformimeve ose lezioneve të rënda të trurit të fetusit.
Personat që kane qëne në kontakt me parazitin (dmth që e kanë mar kete parazit ne nje farë menyre gjatë jetës së tyre) zhvillojnë një përgjigje imunitare që i mbron ata nga kontaktet të mëtejshme. Cdo person që tashmë ka kaluar toksoplazmozen, është pra imun ndaj saj për gjitë jetën.
Si meret infeksoni nga Toksoplazmoza?
Ky infeksjon meret në disa mënyra të ndryshme, si kontakti me token e infektuar ku mund te ket jashtëqitur macja (si për shembull duke u mar me mirëmbajtjen e luleve dhe oborrit ose duke u mar me prodhimet e bacës, ne keto raste duhet te përdorni gjithmone dorashka dhe me pas te lani duar mirë) dhe me pas te afroni duart tek goja.
Po ashtu infektimi mund te vij pasi mund te pastroni jashtëqitjet e maces nga kafazi nëse e mbani macen ne shtepi. Eshtë mire qe kete pastrim ta bej partneri juaj dhe jo ju. Duhen përdorur gjithmone dorashkat dhe me pas të lani duart mire.
Nje mënyre tjeter infektimi është ai i të ngrënit permime dhe fruta te pa lara ose te lara pa shume imtësi. Keto fruta ose perime mund te jenë rritur ne tokë të infektuar nga bakteri.
Por egziston një menyre infektimi pak më e rëndësishme qe eshte konsumimi i mishit te pa pjekur ose zier mire. Mishi që ju konsumoni mund te jetë i infektuar nga bakteri dhe te kete kiste neper muskuj dhe nese mishi nuk piqet mire bakteri ngelet akoma i gjalle. Mishi nuk duhet te nzjerri gjak mbas pjekjes po ashtu as leng roze! Duhet te jete komplet i pjekur.
Simptomat e Toksoplazmozes?
Ne fakt kur meret ky infeksjon simptomat nuk jane shumë evidente, por semundja zhvillohet në dy faza: faza e parë ështe fillon kur paraziti ndodhet ne gjak dhe ne nyjet limfatike (ne kete faze nuk ka asnje simptom), me pas fillon faza e dytë me simptomat qe shpesh ngatërrohen me simptomat e gripit. Mund të enjten shytat, shfaqen dhimbjet e kokës, fillon dhimbja e grykëve dhe fillojne dhimbjet e kockave (dhimbje sikur ti keni te thyera). Toksoplazmoza duhet dianjostikuar dhe trajtuar tek cdo person nga mjeku, por ne shtatzani rreziku eshte pak me i larte pasi semundja mund te kaloj nepermjet placentes dhe te infektoj fetusin duke shkatuar deformime, abort spontan por edhe vdekje te fetusit ne mitër. Nenat e ardheshme duhet te kene shume kujdes edhe thjesht kur gatuajn mishin dhe e presin ne thela me pas duhet te lajne mire duart me sapun detergjent dhe ti shplajne mire. Në evrope pothuajse 50/80 përqind e popullsisë e ka kaluar toksoplazmozen, por ne ditët e sotme perqindja po ulet pasi kushtet higjenike-sanitare jane përmiresuar po ashtu edhe normativat e kntrollit ushqimor.
Nese keni mace ne shtepi?
Nëse keni mace ne shtëpi nuk do te thote qe ta largoni edhe pse macja eshte mbajtesi numer nje i kesaj semundje por është shumë e veshtire që ta transmetoj sëmundjen në mënyre direkte. Ajo qe dueht te beni eshte te merni masa per sigurine tuaj. Si fillim ushqeni macen me ushqim te pjekur ose me ushqimin e tyre perkates te blere ne kuti. Evitoni te pastroni ju kafazin ku jashtëqit macja. Evitoni macet qe nuk janë tuaja dhe nuk e dini nëse jetojne në shtëpi ose jashtë. Mos merni mace te tjera ne shtepi.