Ushqimet qe duhet te shmangni gjate shtatzanise edhe pse

Kush jane ushqimet qe duhet te shmangni gjate shtatzanise? Sapo keni zbuluar qe jeni shtatzane? Ne radhe te pare: Urime! Tashme do te filloni nje kapitull te ri te jetes tuaj i cili permban edhe ndryshime persa i perket ushqimeve. Disa ushqime qe me pare per ju kane qene pothuajse normale per tu konsumuar tani mund te bejne pjese ne listen e ushqimeve qe duhet te shmangi.

Me poshte po ju listojme disa nga ushqimet qe duhet te eliminoni komplet edhe perse.

Mishi i gjalle

Mishi i pa pjekur mire (ose i gjalle): Nese ju pelqen bisteka e pjekur pak, tashme duhet ta evitoni. Nese doni te hani mish ai duhet te jete i pjekur shume mire (nuk duhet te jete ngjyre roze brenda). E njejta rregull vlen edhe per mishin e pules. Duhet te jene te pjekur me shume kujdes pasi mishi i gjall mund te jete i kontaminuar me baktere. Bakteri me i rrezikshem per shtatzanine eshte toksoplazmoza gondii, ky bakter mund te transmetohet tek fetusi  dhe mund te shkaktoj infeksjone te rrezikshme per te. Bejne pjes ne kete grup edhe proshuti krudo, bresaola, wurstel, sallami. Keta te fundit mund te jene te kontaminuar edhe me nje bakter tjeter te quajtur Listeria, i cili mund te transmetohet tek fetusi dhe te shkaktoj abort spontan.

Peshku

Peshku dhe merkuri: kur flitet per eliminimin e peshkut ne shtatzani behen shume gabime, pasi jo te gjithe llojet bejne dem. Duhet te evitoni peshqit qe permbajne nje nivel te lart merkuri. Disa nga tipet e peshqeve qe duhet te evitoni jane me siguri peshqit e familjes se peshkaqeneve, peshk-shpat, kerni, skumri real. Salomoni i tymosur, peshku ton i tymosur, peshku shpat i tymosur nuk duhet te konsumohen per asnje arsye pasi tymosja nuk garanton eliminimin e baktereve. Ju mund te perdorni disa lloje te tjere peshqish te cilet jane nje burim shume i mire proteinash. Edhe ne kete rast peshku duhet te jete i pjekur shume mire. Eshte mire te evitoni edhe sushin pasi peshku mund te permbaj bakterin e salmoneles nese nuk eshte i konservuar dhe trajtuar ne menyren e duhur. Te gjithe mollusqet duhet ti konsumoni te zier mire dhe vetem rralle here pasi keta mund te permbajne lende toksike te filtruar nga ambienti ku jane rritur. Peshku i marinuar eshte mire ta evitoni komplet pasi marinatura nuk eliminon plotesisht bakteret. Toni ne kuti mund te konsumohet por jo shume pasi mund te permbaj merkur, eshte mire ta hani ndonjehere.

Djathrat

Edhe ne kete rast, jo te gjithe djathrat bejne dem. Me siguri ju duhet te evitoni djathrat e bute si: djathi i bardhe, gjiza, camembert, roquefort, gorgonzola. Nese doni te konsumoni gjize ose djathin e bardhe duhet te sguroheni mire qe tek etiketa te jete specifikuar qe eshte perdorur qumesht i pasterizuar.

Vezet

Edhe ne rastin e vezeve ju duhet te sguroheni mire qe te jene te pjekura plotesisht. Nuk mund te hani me veze syze me te verdhen e lengeshme, ato duhet te jene te skuqura fort, pos ashtu edhe vezet e ziera. E verdha e vezes duhet te jete e zier plotesisht. E njejta gje vlen edhe per embelsirat qe perdorin vezet e gjalla, si per shembull tiramisu. Nuk duhet te provoni brumit e nje embelsire qe sapo po gatuani ose te hani veze te rrahura me sheqer.

Frutat dhe perimet

Nje kujdes i vecant duhet te behet per frutat dhe perimet. Perimet duhet te lahen me nje kujdes shume te madh ne uje te bollshem dhe te rrjedhshem. Duhet te eliminoni komplet papastertite. Po ashtu edhe frutat, sidomos frutat qe rriten ne toke si luleshtrydhet ose pjepri. Duhet ti lani per te eliminuar komplet dheun i cili mund te jeti i kontaminuar me bakterin toksoplazmoza gondii. Eshte mire te konsumoni permiet te ziera ose te pjekura. Eshte mire te evitoni lulshtrydhet pasi edhe pse te lara nen uje te bollshem mund te keni papasteri ne poret e tyre te cilat jane shume te veshtira per tu lare.

Leave a comment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.