Ushqimi per femije ne 6 mujorin e dyte

Ne kete artikull do te shohim disa menyra ushqimi per femije  ne 6 mujorin e dyte te jetes, kjo faze eshte nje periudhe shume delikate, ne te cilen eshte e detyrueshme ti ofrojme femijes sone shije te cilat dalengadale do te zevendesojne qumeshtin e gjirit. Ushqimi duhet te jete bazuar ne nje diete te rregullt dhe jomonotone, dhe duke filluar qe nga muaji i 8-te aparati tretes i femijes eshte ne gjendje te asimiloje edhe ushqime si peshku, fasulet, thjerrezat. Me poshte po ju listojme disa receta te thjeshta dhe te shpejta te cilat mund tua pergatisni femijes suaj:
ushqim-per-femije-6muajs

Nga muaji 6-te deri ne muajin e 8-te duhet ta organizoni diten ne 4-5 vakte, midis te cilave 2-3 qumesht gjiri apo artificial dhe dy vakte buke. Ne kete faze mund te shtoni perveç patateve, karrotave apo kungujve, edhe selino, qepe, sallate, bietola apo spinaq. Por gjithmone me radhe, duke i provuar nje e nga nje, nga nje perime ne jave.

Zjeni perimet ne 1 liter uje ne zjarr te ngadalte per 2 ore, i filtroni pastaj i kaloni ne shtypesen e perimeve ( te behen si pura ), ne menyre te tille qe te shtojme ndonje luge tek brodua. Mos shtoni as kripe dhe as dado mishi te gatshme.

ushqime-per-femije
Ushqim per femije 6 muajsh e larte

Receta per vaktin e drekes:

  • 100ml leng me perime
  • 2 luge me makarona shume te holla dhe te vogla
  • 80g homogjenizues mishi ( ose mish i grire shume imet ne mikser ), mish lepuri, pule, kaposh deti, qengji apo viçi.
  • 1 luge kafeje me djath kaçkavall te stazhonuar
  • 1-2 luge kafeje vaj ulliri te cilesise.

Udhezimet:

1. I zjeni makaronat ne brodon me perime qe keni pergatitur, pas disa minutash shtoni homogjenizuesin e mishit, e trazoni mire dhe e fikni zjarrin.

2. Shtoni djathin kaçkavall, vajin e ullirit dhe i trazoni mire te gjithe perberesit. Ne kete pike pjata per femijen tuaj eshte gati. Mos shtoni kripe, pasi ka vete djathi.

Receta per vaktin e darkes

  • leng me perime
  • çereali ( krem orizi, krem misri, etj )
  • 1 cope te vogel djath bebe ose omogjenizues perimesh
  • 1 luge kafeje djath kaçkavall te stazhonuar
  • 1-2 luge kafeje vaj ulliri

Udhezimet:

1. E çoni brodon te mare vale, shtoni kremin e orizit, e zjeni per 2 minuta duke a trazuar vazhdimisht dhe fikni zjarrin.

2. Shtoni omogjenizuesin e perimeve ose djathin e bebes, trazoni mire, shtoni djathin kaçkavall dhe vajin e ullirit, i trazoni mire dhe darka per femijen tuaj eshte gati.

Ne kete faze mund ti jepni fruta te tilla si: molle, dardhe, banane dhe kumbull.

Skema e vakteve duke filluar nga 8-12 muajsh

Ne kete faze jepen 4 vakte ne dite, 2 prej te cilave jane prej qumeshti ose ne alternative kos me biskota ose fruta.

Ne kete faze mund te perfshime ne dieten e femijes sone peshkun, zakonisht e shtojme ne supen me perime, ne vend te mishit ose menjane, i sperkaur me pak vaj ulliri dhe pure perimesh te zjera. Mundesisht 2-3 here ne jave. Mundohuni qe sidomos kete produkt si peshku tia jepni te fresket femijes suaj, te pjekur ne avull ose te zjere.

Ne muajin e 9-te mund ti shtoni brodos ose purese se perimeve domate, lentikie, fasule, bizele dhe ne fund qiqra. Mund te pergatisni vetem pure me patate, pure me lentikie, te zjera dhe te sperkatura me vaj ulliri.

Mbas muajit te 9-te filloni te shtoni ne dieten e femijes suaj vezen, ne fillim i jepni vetem te verdhen ( te zjere mire ), e shtoni tek supa e zakonshme ose 1 here ne jave ne vend te mishit. Kur te kene kaluar 12 muaj mund ta ofroni vezen ne shume e shume versione te tjera: gjysem te zjere, te skuqur, etj.

Leave a comment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.