Ushqimi per femije ne 6 mujorin e pare

Menyra se si dhe sa shume rritet femija qe ne momentin qe vjen ne jete varet shume edhe nga kushtet nutricionale. Dhenia e qumeshtit te gjirit eshte forma me ideale e te ushyerit per femije sa me te shendetshem, pasi qumeshti i nenes siguron nje regjim te shkelqyer nutricional per rritjen dhe zhvillimin e tij. Pra, nese egziston mundesia femija duhet te ushqehet vetem dhe ekskluzivisht me qumeshtin e gjirit ne muajt e pare te jetes. Ne kete artikull do te shohim disa keshilla ushqimi per femije deri ne 6 muajsh.

Muajt e pare, sidomos 4 muojri deri tek 6 muojori i pare i femijes ,karakterizohen nga nje rritje shume e shpejte, sidomos ajo e trurit, dhe fizike, prania e aminoacideve dhe acideve te yndyrshme ne qumeshtin e nenes eshte veçanerisht i pershtatshem per te permbushur keto kerkesa. Qumeshti i gjirit permban edhe agjente antibakterial kunder infeksioneve, midis te cilave imunoglobula, te cilat luajne nje rol shume te rendesishem per zhvillimin e sistemit imunitar.

ushqimi-per-femije-6-muajsh

Lengu i verdhe, perberja e lengshme e prodhuar nga gjendrra e mameles ne ditet e para pas lindjes eshte e pasur me proteina dhe ka nje permbajtje shume te madhe te mineraleve dhe vitaminave. Ky leng permban antitrupa, perberes kunder infeksioneve, perberes antiacarues, faktore te rritjes, enzima dhe hormone, perberes keta qe favorizojne rritjen dhe zhvillimin e femijes. Pra, ne muajte e pare te jetes se femijes keshillohet ekskluzivisht qumeshti i gjirit, te cilin s’ ka asnje motiv pse mos ta japim edhe deri ne moshen 2-vjeçare nese egziston mundesia, ben vetem mire.

Por jo te gjitha nenat kane mundesine qe tu ofrojne qumeshtin e gjirit femijes se tyre, dhe ne kete rast hyn ne loje qumeshti artificial, me kusht qe te plotesohen me rreptesi te gjitha normat higjenike.

Qumeshti artificial mundohet te riprodhoje sa me shume te jete  mundur perberjen, strukturen e qumeshtit te gjirit dhe duhet te perdoret me shume rregull dhe duke iu permbajtur kushteve sanitare.

Per nje rritje sa me te mire edhe femijet qe ushqehen me qumeshtin artificial duhet te kenaqen aq here sa kerkojne te pine. Te gjitha objektet qe perdoren per te pergatitur kete qemusht duhet te jene ne kushte shume te larta higjenike, duhet te sterilizohen per kujdesin me te madh qe te evitohen kontaktet me bakteret.

Pra, deri ne muajin e peste apo te gjashte ushqimi eskluziv duhet te jete qumeshti, mund te filloni nga fundi i muajit te peste te jepni pak leng frutash, apo fruta te shtrydhura vete,por pa i shtuar asgje tjeter, sidomos mjaltin pasi femijet ne kete faze nuk e tresin dot. Duke filluar nga muaji i peste, mund te blini omogjenizues frutash por me mire ti pergatisni vete ne shtepi, e zjeni mollen ose dardhen, i grini mire ne rende, e beni tamam si pureja dhe filloni dalengadale tja jepni femijes tuaj. Kete gje duhet ta beni gjate intervalit qe nuk i jepni qumesht, 2-3 here ne dite.

Pas muajit te peste mund te filloni te zevendesoni qumeshtin e drekes me nje vakt te vertete. Me poshte po ju japim nje recete te thjeshte:

1 recete ushqimi per femije 5 muajsh

Perberesit:

– 200ml leng vegjetal

-4 luge krem orizi (Shiko receten ne fund te ketij artikulli)

– 1 luge kafeje vaj ulliri

– 1 luge kafeje djath te grire kaçkavall

– gjysem vazo omogjenizues lepuri (Shiko receten ne fund te ketij artikulli)

Pergatitja:

E nxehni lengun ne zjarr, fikni flaken, shtoni vajin e ullirit, djathin, omogjenizuesun e lepurit dhe ne fund kremin e orizit. I trazoni mire te te gjithe keta perberes dhe pjata eshte gati.Nese femijes nuk i pelqen kremi i orizit mund ta zevendesoni me krem misri ose gruri. Filloni ta ndryshoni llojin e mishit here pas here, si psh mish pule, mish kaposh deti, mish viçi. Pastaj dalengadale mund te fillojme ti japim purene e frutes se zier pas vaktit, midis te cilave molle, banane, kumbull dhe dardhe. Filloni me 1/4 e frutit.

 

Si te pergatisim krem orizi per femije

Kremin e orizit mund ta pergatisni thjesht duke e zjere orizin ( 1:2) me uje ne zjarr shume te ngadalte per rreth 30 minuta. Pasi e keni hequr nga zjarri, e lini te ftohet pak dhe e grini shume imet ne mikser. Ne kete pike mund te shtoni qumesht, leng mishi apo leng perimesh. Shtoni dhe 2 luge kafeje vaj ulliri dhe djath bebe ose djath kaçkavall, i trazoni mire te gjithe perberesit dhe dreka apo darka e femijes suaj eshte gati.

Nje alternative tjeter per te pergatitur kremin e orizit eshte qe ti bluani kokrrat e orizit ne mullirin e kafese. Orizi do te shnderrohet ne pluhur tamam si kokrrat e kafese.

Hidhni 1 filxhan kafeje oriz ne mullirin e kafese ( zgjidhni çfaredo lloj orizi qe deshironi ) dhe bluajeni me mulli dore per rreth 1 minute, ose derisa te shnderrohet ne pluhur. Nxehni nje filxhan çaji me uje ose leng mishi dhe ne momentin qe fillon te mare vale shtoni orizin pluhur qe sapo pergatitet. Ulni flaken dhe vazhdoni zjerjen per 10 minuta te tjera duke e trazuar vazhdimisht. Mund te shtoni perime te zjera dhe te grira ne mikser, fruta te grira, pra çfaredo lloj perberesi qe ju shikoni te arsyeshem.

Leave a comment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.