Lindja e parakohshme – Studime

Ne baze te rezultateve mjekesore ka rezultuar se fale nje testi te ri ematik duket se do te jete e mundur te gjendet se cilat gra jane vertet ne rrezik per nje lindje te parakohshme, direkt 48 ore mbas analizave te gjakut. Sipas ketij studimi eshte vertetuar qe vetem 5% e grave te shtruara ne spital me rrezik nga lindja e parakohshme, lindin femijen e tyre brenda 10 diteve nga dita e shtrimit.
Aktualisht vleresimi e rrezikut te nje lindjeje te parakohshme behet nepermjet nje testi te fibronectina fetale, e cila ne te vertete nuk jep te dhena 100% te sakta, dhe mbi te gjitha nuk mund te behet ne te gjitha rastet. Per kete arsye po aplikohet nje test i ri, i cili eshte i predispozuar per te gjetur se cilat gra jane me te vertete me rrezik lindjeje te parakohshme.

lindja-parakohshme

Kjo behet nepermjet vleresimit te 6 gjeneve dhe te dhenat e ndryshme klinike te plazmes. Ky test arrin te parashikoje me saktesi nese egziston mundesia qe nje lindje e parakoshme te ndodh brenda 48 oreve te ardhshme nga berja e testit. Ky test ematik, i ushtruar mbi 160 gra te shtruara me diagnozen e nje lindjeje te parakohshme, fale analizave gjenetike, ehste treguar i efektshem ne 70% te rasteve.
Pra, objektivi kryesor i kerkuesve shkencore, eshte ai i gjetjes se nje testi, i cili eviton rezultatet pozitive fallso, te dhena nga testi i fibronectines fetale, dhe te arrij te gjeje me nje saktesi me te madhe se cilat nga ato gra te shtruara ne spital jane vertet me rrezik per te lindur para kohe, dhe te marrrin ndihmen e duhur mjekesore..
Kerkuesit analizuan nepermjet teknikes mikroarray profilet gjenetike te 160 grave qe ju nenshtruan eksperimentit. Analiza u realizua brenda 48 oreve nga shtrimi ne spital, me diagnozen e nje lindjeje te parakohshme. Objektivi i studiuesve ishte gjetja e gjeneve qe rezultonin te lidhur me nje lindje te parakohshme spontane brenda 2 diteve nga dita e shtrimit.
Rezultatet lejuan individuimin e 9 gjeneve, qe ne 70% te rasteve, mund ti lejonin te gjendeshin grate me rrezik per te pasur nje lindje te parakoshme.

Leave a comment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.