12 shenjat per te treguar nese femija juaj mund te vuaj nga alergji te ndryshme

Disa shenja te alergjise mund te vini qe ne muajte e pare te jetes, ndersa te tjerat mund te manifestohen me kalimin e viteve: ketu ju paraqesim 12 shenjat te cilat u bejne te qarte nese femija juaj vuan – ose do te vuaj ne te ardhmen nga alergjite, udhezimet mbi analizat qe duhet te kryeni, kurat dhe qendrat ne te cilat duhet te drejtoheni.

alergjite-tek-femijet-nena-dhe-femija

 

1) LEKURA E KOKES
Lekura e kokes eshte nje forme dermatiti seborroik, i cili prek lekuren e sapo formuar te kokes se foshnjes, gjate muajve te pare te lindjes. Ka raste qe nuk eshte e lidhur me asnje shkak te caktuar, por ne shume raste eshte nje sinjal i pare qe paraprin fillimin e dermatitit atopik.

2) DERMATITI ATOPIK
Dermatiti atopik eshte nje forme ekzeme, e cila manifestohet me kruajtje te lekures dhe kjo e shtyn femijen te kruhet me duar ose thonj, duke i lene vendin nje lekure te skuqur, carjeve dhe te ashpersise ne momentin qe e prek. Dermatiti atopik mund te ndodhe nga muajte te dyte te jetes dhe zhduket vete brenda disa muajve ose mund te vazhdoje madje edhe deri ne moshen e adoleshences. Shpesh femijet me dermatit atopik zgjohen shpesh here gjate gjumit, pikerisht sepse kjo semundje i shkakton kruajtje dhe e bezdis.

3) KRUAJTJE E HUNDES
Kjo lloj alergjie eshte e dukshme qe ne muajt e pare te jetes se femijes, kur femija pi qumesht ne gjirin e nenes, sepse mundohet te kruhet, te jete sa me shume ne kontakt me shpatullat ose kraharorin e saj.

4) TESHTIMA DHE SKUQJE TE SYVE
Pasi ka kaluar 1 vjec tek femija fillojne te vihen re disa simptoma me te dukshme ne raste te vecanta: p.sh. fillon te teshti sapo hyn ne njecdhome ku ndodhet nje mace apo kur ben nje shetitje ne park, ose i skuqencsyte nese hyn ne nje biblioteke ose ne cfaredo mjedisi tjeter ku ka shume pluhur, ose ka problemecne frymemarrje kur bie shi dhe hundet i kullojne.

5) SEKRECIONE NAZALE ( te hundes )
Kjo eshte nje shenje tipike e nje reaksioni alergjik: femija behet shpesh nevrik dhe ka nevoje te shfry hundet. Sekrecionet jane zakonisht te bardha dhe te lengshme, por ato mund te behet te trasha dhe shume te bezdisshme, dhe madje mund te shkaktojne infeksion.

alergjite dhe testet tek femijet

6) SYTE PERGJUMESH DHE TE LODHUR
Bllokimi i hundes, shkaktuar nga alergjia i enjt gjendrrat qe ndodhen prapa hundes, duke shkaktuar nje rritje te presionit brenda venave, dhe ne kete menyre nuk arrijne te qarkullojne efektivisht ne zonen rreth syve: ky ngadalesim i mikroqarkullimit u le vendin rratheve te erret ne syte e femijes.

7) RRUDHAT NE QEPALLAT E POSHTME
Ne qepallat e poshtme vihet re nje rrudhe e vogel, e quajtur ” plika e Dennie-Morgan “, e percaktuar nga skuqje dhe kruarje ne zonen e syve, e cila thahet dhe le shenje shume shpejt.

8) PERSHENDETJA ALERGJIKE
Ky perkufizim i referohet gjestit tipik te femijes alergjik ne momentin kur kruan hunden me doren e tij nga poshte lart: pikerisht si rrjedhoje e pershendetjes alergjike, eshte e thjeshte te formohet nje rrudhe, e care kryq siper lobit te hundes.

9) HUNDE E MBYLLUR DHE MERR FRYME ME GOJE HAPUR
Ne momentin qe mukoza e hundes ka arritur limitet, femija i ka shpesh hundet te zena dhe eshte i prirur per te marre fryme me goje hapur, si gjate dites ashtu edhe gjate nates.

10) ERE JO E KENDSHME E FRYMES
Kjo ndodh si per shkak qe femija merr fryme me goje hapur ashtu edhe nga prania e sekrecioneve nazale, te cilat shkaktojne kolonizimin e baktereve pergjegjes per frymen e keqe.

11) AZMA
Nje nga manifestimet e alergjise, te cilat mund te manifestohen ne periudhen parashkollore, eshte azma. Ne kete rast ju do te vini re nje si fishkellim teksa femija juaj merr fryme, dhe mund te shoqerohet me kolle, sidomos pas nje sforcoje, si aktivitete sportive, qeshje e zgjatur dhe intensive, etj.

12) DHIMBJE KOKE
Dhimbja e kokes mund te shkaktohet nga alergjia, nese sekrecionet e shkaktuara nga alergjia te mos dalin jashte, dhe ne kete menyre infektohet, duke provokuar sinozitin. Ne kete rast, dhimbja e kokes eshte frontale (ballore), pulsuese dhe theksohet me ndryshimet e pozicioneve, per shembull kur femija perkuler perpara.

alergjite-e-femijeve

Care duhet te beni nese dyshoni qe femija juaj vuan nga alergjite?

Nese femija juaj shpreh vetem nje nga shenjat e alergjise e sipermendura, duhet te kontaktoni menjehere pediatrin tuaj, nese ka ne dispozicion kitin e nevojshme per te bere testet e alergjive, ose ne te kundert te shkoni tek mjeku specialist.

Me poshte jane specifikuar disa nga testet e nevojshme per alergjite.

Testi PRIK: parashikon aplikacionin ne lekure te disa ekstrakteve alergjike, te cilat ne rast alergjie, provokojne enjtjen e lekures ne ato vendje ku eshte shpuar. Ky eshte ekzaminimi me i lehte dhe me e lire per tu bere dhe rekomandohet zakonisht si zgjedhje e pare.

Testi RAST:  me ane te nje testi te gjakut , kryen matjen e antitrupave IgE specifike qe aktivizohen ne prani te reaksioneve alergjike. RAST eshte perdorur per te testuar nese rezultatet e testeve PRIK jane te sakta apo jo. Nese jane negative por femija vazhdon te kete simptoma alergjie, ose nese ka nje dermatit atopik, i cili e ben te pamundur realizimin e testit te lekures.

Testi i provokimit te hundes: ky lloj testei kryhet zakonisht tek femijet ne nje moshe me te rritur, dhe parashikon thithjen e disa sasive te vogla alergjike, direkt nepermjet hundes. Ne kete menyre arrihet te
behet nje vleresim me i sakte se cfare reagimi shkakton nje alergjen specifik ne organizmin e femijes.
Ne baze te rezultateve te testit pediatri do te percaktoje diagnozen me te duhur.

Leave a comment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.