Kordoni i bebeve rreth qafes

Kordoni i bebeve rreth qafes gjate muajve te fundit te shtatzanise konsiderohet tashme nje ndodhi normale. Kjo gje ndodh me shume tek meshkujt, ndoshta sepse meshkujt kane nje kordon me te gjate. Po çfare eshte dhe si eshte i perbere kordoni i kerthizes?
kordoni-i-bebes

Kordoni i kerthizes eshte ai qe lidh fetusin me placenten, eshte i gjate rreth 55cm, ka nje diameter rreth 1 cm, dhe rrotullohet rreth vetvetes 15 here. Eshte flesibel, i rreshqitshem, shume rezistent dhe mund te duroj mbi 5 kg peshe, zakonisht futet ne qender te diskut placentar, por ka mundesi qe te perballet edhe me membranat ovulare. Ky kordon eshte i perbere nga substanca xhelatinoze, e ashtequajtur xhelatina e Wharton, e perbere nga ind lidhez te mukozes, e cila eshte e shperndare ne menyre jo te rregullt pergjate kordonit dhe e rrethuar nga membrana amniotike. Ne brendesi te xhelatines ndodhen 3 ene te kerthizes: nje vene dhe arterie. E para sjell gjak arterior te oksigjenuar, te pasur me perberes nga placenta e fetusit, kurse arteriet trasportojne katabolotet dhe gjakun venoz jo te oksigjenuar nga fetusi tek nena. Pikerisht gjatesia e tij i lejon kordonit qe te rrotullohet rreth qafes se fetusit pa shkaktuar asnje lloj demi.

Pergjithesisht kordoni i kerthizes rreth qafes eshte i lidhur me nje rrezik me shume seç duhet per shendetin e fetusit, por nese prinderit kane nje informacion te detajuar te kesaj gjeje do te jene me te qete dhe do te kuptojne qe frika e tyre s’ eshte dhe shume e bazuar. Duhet te shqetesoheni vetem nese gjatesia e ketij kordoni eshte shume e vogel dhe shtrengon dukshem fetusin. Kjo gje sjell probleme kardiake te zemres, dhe pikerisht ne kete pike hyn ne loje mjekesia.
kordoni-i-bebes-nena-dhe-femija

Ne momentin qe femija vjen ne jete kordoni i kerthizes hiqet nga qafa e tij nga mamia qe ju asiston dhe s’ ka asnje lljo arsye pse te shqetesoheni, edhe nese ky eshte pak i shtrenguar, pasi frymemarrja e femijes mbeshtetet akoma ne qarkullimin placentar. Ne momentin qe kordoni i kerthizes pritet, fluksi i gjakut midis te porsalindurit dhe placentes nderpritet, duke zvogeluar vellimin ematik dhe oksigjenin ne dispozicion. Ne momentin qe kordoni pritet duhet te mbahet ne kushte te rrepta higjenike, te dizifektohet sa here qe nderrohet fashua, garza, dhe te mos laget ne asnje menyre derisa te bie vete. Ne ate moment mund ti beni banjon femijes suaj, por gjithmone me rekomandimin e pediatrit.

Pra si duhet te veprojme nese verifikohet prania e kordonit umbelikal rreth qafes se fetusit?

Duhet sezben te degjoni mjekun tuaj perosnal. Duhet te pyesim gjithmone nese prania e kordonit kushtezon proçesin fiziologjik te lindjes. Eshte e gabuar ideja qe kordoni rreth qafes perfaqeson nje perkeqesim gjate lindjes dhe ve ne rrezik femijen. Vetem ne rastet me ekstreme, kur kordoni i kerthizes ndalon daljen e fetusit, dhe ka dale vetem koka keshillohet perdorimi i manovres Somersault, nje teknike e cila lejon zgjidhjen e kordonit nga shpatullat e femijes nepermjet nje sere teknikash qe lehtesojne lindjen e fetusit.

Kordoni i kerthizes nuk duhet prere kurre para kohe per te lejuar nje kalim me te mire te gjakut apo te oksigjenit. Gjithashtu kordoni nuk duhet prere as gjate manovrave rianimatuese.

Leave a comment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.