Autizimi tek femijet dhe simptomat ne shtatezani

Autizimi tek femijet dhe simptomat ne shtatezani – Ne baze te shume studimeve mjekesore egziston nje lidhje midis semundjes se autizmit dhe shtimit te peshes ne shtatezani. Mjeket dhe studiues te shumte shkencore kane zhvilluar mbledhje te shumta per te percaktuar nese indikatoret tregues te mases trupore para shtatezanise dhe shtimi i metejshem i peshes ne shtatezani ishin te lidhur me rritjen e mundesive te zhvillimit te semundjes se autizmit.

autizmi-dhe-simptomat-ne-shtatezani

Shqetesimet e spektrit autist (ASD) jane alternacione neuro-psikiatrike te funksionit cerebral, te karakterizuara nga nje zvogelim i dukshem i kapacitetit ne integrimin me shoqerine, te marredhenieve dhe komunikimit me individe te tjere. Shtimi i numrit te individeve te prekur nga kjo semundje eshte alarmante, dhe kerkon hetime te metejshme shkencore, per te lejuar kuptimin e etiologjise themelore te ketij fenomeni.

Kerkuesit kane hedhur hipotezen qe ndryshimi i perqendrimeve te hormoneve steroide gjate fazes se zhvillimit te fetusit mund te perfaqesojne nje faktor ne gjendje te ushtroje nje rol te rendesishem se bashku me ekspozimin ndaj faktoreve te tipit mjedisor, dhe ndaj faktoreve gjenetike. Perqendrimi i hormoneve steroide ne shtatezani varet nga prodhimtaria e nenes, si ajo placentare dhe ajo e fetusit. Treguesi i mases trupore para shtatezanise dhe rritja i ketij te fundit jane perdorur si tregues te ekspozimit hormonal si te nenes ashtu dhe te femijes. Kjo metode ishte perdorur edhe ne te kaluaren, per studime te tjera mbi semundje ndryshe nga ajo e autizmit.

autizmi-tek-femijet

U zhvillua ky studim: U moren ne konsiderate te dhenat e mbledhura nga vezhgimi i dy grupeve te personave te prekur nga autizmi, dhe u krahasuan me te dhenat e nje grupi tjeter individesh jo te prekur nga kjo semundje. Te gjitha keto te dhena u mblodhen fale çertifikatave te lindjes. Analizat e ketyre te dhenave treguan nje lidhje shume te madhe dhe domethenese midis semundjes se autizmit dhe rritjes se mases trupore ne shtatezani, madje edhe ne rastet te atyre individeve me koefiçent normal inteligjence. Dhe su gjet asnje lidhje midis semundjes se autizmit dhe treguesit te mases trupore para shtatezanise. Sipas studiuesve rritja e treguesit te mases trupore s’ ka shume lidhje me autizmin, por eshte me shume nje rrjedhoje e vete ketyre shkaqeve ( ne kete rast jane egzaminuar ndryshimet e munshme hormonale ).

Si perfundim, studimet mjekesore sugjerojne qe shtimim i peshes ne shtatezani mund te perdoret si tregues i shkaktarit te semundjes se autizmit dhe kjo çeshtje eshte akoma e hapur edhe ne momentin qe ne po flasim.

Leave a comment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.