Klamida – infeksionet seksualisht te transmetueshme

Klamida eshte nje nga infeksionet seksualisht te transmetueshme, infeksioni shkaktohet nga bakteri Chlamydia Trachomatis i cili mund të jetë nje nga shkaqet e infertilitetit femëror. Në shumë raste ky infeksion nuk ka simptoma, shpesh nuk kurohet dhe bëhet një rrezik për ato femra te cilat duan të bëhen nëna.

klamidia
Klamidia: çfarë është?
Chlamydia trachomatis: ky është emri shkencor i infeksionit bakterial, eshte ndër sëmundjet seksualisht të transmetueshme  me te perhapura në botë.  Tek femrat, clamidia infekton qafën e mitrës në fillim. Nëse nuk kurohet menjëherë, infeksioni mund të arrij deri në tubat e Falopit duke i dhene origjinen nje infeksioni pelvik, i cili ka si pasoj mbylljen e tubave ne 10% te rasteve. 
Dëmet tubale qe vijne nga ky infektim, janë shkaku kryesor i infertilitetit femeror.

Si meret ky infeksion?
Klamidia është e përhapur kryesisht nëpërmjet marrëdhënieve seksuale të pambrojtura. Gratë shtatezane mund ta transmetojnë infeksionin tek fëmija e tyre. Shpesh bakteret mund të “mbetet në gjumë” për vite me rradhë dhe të riaktivizohet në çdo kohë. Simptomat ndodhin nga një deri tre javë pas infektimit, shumë muaj më vonë, ose në shumicën e rasteve, nuk manifestohen fare.

Simptomat e mundshme janë:
Për burrat ndjesi djegie gjatë urinimit ose inflamacion brenda syve.
Për gratë një fluks më i bollshem, dhimbje të barkut ose humbje gjaku.

klamida-burrat

Pasojat e ketij bakeri jane:
Nëse infeksioni nuk është zbuluar në kohë, pasojat e Klamidies mund të jene edhe shume të rënda: acarime te aparatit riprodhues, dhimbje kronike dhe shpesh infertilitetit.  Nëse tubat fallopiane janë të mbyllura, vezët nuk mund të arrijnë në mitër. Megjithatë, edhe kur tubat janë të hapura, ato janë aq shume te dëmtuara nga infeksioni, saqe nuk arrijne me të kryejnë më funksionin e tyre
Tek burrat, sëmundja mund të shkaktojë acarim të epididymis-it dhe prostatës ose ngushtim të uretrës. Në raste të rralla, mund të ndodhë inflamacion tek artet ose tek syte.

Si mund të mbrohemi nga Klamidia?
E vetmja mënyrë për të mbrojtur veten  eshte ta shmangim. Kjo do të thotë, për shembull, mos te kryejme raporte të plota me një partner i cili është mbartës i infeksionit.

Si kurohet infeksioni nga Klamidias? 
Pasi eshte diagnostikuar, klamidia trajtohet me antibiotikë të grupit te tetraciklinave. Ështëa bsolutisht e pamundur qe te shërohet vetë: por ajo mund te jete e pranishme pa dhënë shenja të qarta.

Cilat janë shanset e kthimit te fertilitetit tek femra?
Nëse nuk ka dëme të përhershme, përqindja është e lartë, veçanërisht në qoftë se shkaqet janë identifikuar menjëherë.

Si mund të percaktojme nëse sëmundja ka shkaktuar dëme të përhershme?
S’ eshte e thënë qe Klamidia domosdoshmërisht mund të çojë në infertilitet: sëmundja mund të vazhdoje ne menyre asintomatike pa shkaktuar dëme. Shumicen e hereve zbulohen pasojat vetem kur tentativat per te pasur nje femije jane te pa sukseshme.

Leave a comment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.