– Para se te bejme sterilizimin e biberonit eshte absolutisht e domosdoshme qe ta pastroni me uje dhe sapun, ta shplani mire me uje te rrjedhshem dhe pasi edhe e keni thare fillo proçesi i sterilizimit.
Egzistojne 2 metoda per te sterilizuar biberonin:
A) Sterilizimi ne te nxehte.
Metoda qe perdoret me shume per te steriluzuar biberonin e femijes eshte metoda e nxehte. Duhet te veproni ne kete menyre:
Mbushni nje tenxhere me uje, hidhni ne te 1 luge gjelle uthull dhe hidhni ne tenxhere te gjitha pjeset e biberonit te çmontuara, asnjehere te plote siç eshte. I lini pjeset e biberonit te zjejne ne uje te valuar per 10 minuta, i hiqni nga uji i nxehte me ndihmen e ndonje ene kuzhine dhe i lini te ftohen mbi nje rrobe te paster.
Per te thare pjeset e sterilizuara te biberonit i ktheni permbys mbi rroben ku i keni vendosur dhe sidoms ne nje vend te paster, larg mikrobeve. Nese nuk keni kohe te prisni i thani pjeset me nje pecete pambuku te paster ose me leter kuzhine.
B) Sterilizimi i ftohte.
Per te bere sterilizimin ne te ftohte e vetmja gje qe mund te beni eshte te blini produkte e pershatshme per kete gje. Ta hidhni produktin ne nje tenxhere me uje te ftohte dhe ti vendosni brenda te gjitha pjeset e biberonit. Lexoni gjithmone udhezimet para perdorimit. I shplani pjeset me uje te ngrohte dhe i lini te ftohen.
Kur sterilizoni biberonin eshte shume e rendesishme qe te trasportoni çdo pjese te tij me nje kapese te pastr dhe ti ruani ne nje vend te sigurt dhe te paster.