Dhimbjet e lindjes – si te pergatiteni per ti perballuar

Shume nena sidomos ato qe e kane per here te pare qe sjellin ne jete ne femije kane shume dyshime dhe pyetje qe i bejne vetes dhe te tjereve, kjo thjesht per faktin sepse kane frike nga dhimbjet e lindjes. Suksesi i nje lindjeje te qete dhe pa stres eshte BESIMI, duhet te keni besim tek vetvetja, ne aftesite tuaja si fizike ashtu edhe psikologjike. Te sjellesh ne jete nje femije eshte nje ngjarje shume shume e rendesishme per jeten e nje femre, por ne te njejten kohe eshte nje event te cilin se di se çfare do te ndodh ne ato momente, keshtu qe eshte mire dhe me se normale qe te flisni me gjinekologun tuaj ose me personat e tjere qe tashme e kane perjetuar nje pervoje te tille. Kjo do tju ndihmoje te mblidhni sa me shume informacione dhe me e qete per jeten e re qe do te sillni ne drite. Ja se cilat jane disa nga pyetjet dhe me te zakonshme qe grate shtatezane bejne dhe pergjigjet me te pershtatshme per te perballuar me se miri ankthin qe ju zoteron ne kete periudhe te jetes suaj.

pregnant woman having backache

1) Do ta lind femijen tim ne menyre natyrale apo me operacion?
Sipas te dhenave mjekesore 38% e grave shtatezane e lindin femijen me operacion, por s’ eshte e thene qe edhe ti perfshihesh ne kete perqindje. Nese s’ keni nje lindje binjakerore, nese s’ keni probleme shendeti, nese arrini normalisht deri ne ditet e fundit te shtatezanise, dhe nese filloni spontanisht travaglion ( lindjen e femijes), pra nese hyni ne keto kritere te siperpermendura s’ duhet te shqetesoheni per asgje, por ta shijoni kete periudhe kaq te bukur te jetes suaj me gezim dhe qetesi.

dhimbjet-e-lindjes

2) S’ duroni dot dhimbjet…
Te lindesh nje femije eshte shume e lodhshme dhe kete gje se ndryson dot as mjeku me i mire, por egzistojne disa rruge qe mund te ndiqni per ta lehtesuar sadopak, si p.sh. te praktikoni joga prenatale (paralindjes). Nepermjet praktimit te joges mesojme si te kontrollojme frymemarrjen dhe te qetesohemi, dhe keshtu arrijme te kontrollojme me mire edhe dhimjet e lindjes. Nje rruge tjeter eshte te ndjekim nje kurs para lindjes se femijes, ne te cilin te gjitha grave shtatezane u mesohen menyrat me te mira te frymemerrjes dhe pozicionet me te mira qe duhet te mbajne ne momente te caktuara. Ose egziston gjithmone mundesia te kerkoni EPIDURALIN, por duke qene se kjo lloj gjilpere heq ndjeshmerine ne pjesen e poshtme te trupit, s’ eshte shume e rekomandueshme pasi zgjat kohen e lindjes.

3) Nese femija ngelet i ngecur, s’ ka nje pozicion korrekt…?
S’ eshte e thene qe nese nena ka mesin apo vithjet te ngushta femija do te kete probleme per te lidhur. Sekreti qe femija mos te ngelet i ngecur gjate momentit te lindjes eshte qe te levizni, te beni ecje te ngadalta edhe pse ndiheni shume dhimbje. Kjo gje e ndihmon femijen qe te lind me shpejt dhe me me pak vuajtje.

4) A do te arrij ne kohe ne spital?
Kur eshte lindja e pare, koha per te lindur femijen eshte me gjate se per lindjet e tjera, keshtu qe ka kohe te mjaftueshme per te shkuar ne spital. Keshilla e mjekeve eshte qe te niseni per ne spital qe ne momentin qe plasin ujerat, as me pare dhe as me vone, ose te vini re frekuencen e dhimbjeve. Cdo 5 minuta te keni dhimbje per 1 minute, pastaj pas 5 minutave te tjera per 1 minute tjeter…, dhe e gjithe kjo per 1 ore te tere. Pra, nese keni keto shenja mund te niseni pa bere shume pyetje vetes, drejt e ne spital per te sjelle ne jete femijen tuaj.

 

Leave a comment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.