
– Ajri shume i thate dhe i ngrohet i ambjenteve te mbylluar than mukozat dhe favorizon formimin e koreve, te cilat e bllokojne akoma me shume hunden. Poziciononi kaloriferat ne nje temperature te arsyeshme dhe ajrosni dhomen here pas here.
– Vendosni poshte dyshekut ku fle femija nje jastek ne menyre te tille qe koka te jete pak e ngritur.
– E mbani hundet te paster sidomos para se te haje buke apo te fle gjume, duke perdorur solucione fiziologjike, si spray nazal.
– I ofroni per te pire sa me shume lengje, uje, suko frutash pasi kjo gje ndihmon ne hollomin e mukos.
– Nese femija ka kaluar 1 vjeç mund ti jepni mjalt, mund te shkrini ne nje gote qumesht te ngrohte nje luge kafeje mjalt pasi kjo gje ndihmon ne shkrirjen e sekrecioneve nazale.
– Mund te perdorni aorosol por vetem me solucion fiziologjik, mos shtoni ilaçe si psh kortizoni.
– Si rregull ne moshen feminore eshte me mire qe te perdoren sa me pak ilaçe te jete e mundur dhe te perdoren zgjidhjet natyrale, si larjet e hundes, shurupi, etj.
– Te gjithe bejme kete pyetje: Nese femija eshte i ftohur dhe me grip a eshte me mire qe ta mbajme ne shtepi? Ajri i paster dhe i fresket nuk ben dem, por nese eshte nje dite e ftohte dhe me ere eshte me mire qe femija te rri ne shtepi. Nese femija frekuenton çerdhen apo kopshtin eshte mire qe te mos shkoj pasi mund te kaloj virusin tek femijet e tjere.
Duhet ti drejtohemi pediatrit nese temperatura e femijes qendron e larte per 2 dite me radhe, nese dallojme sekrecione ngjyre te verdhe-jeshile, nese femija ankohet shume apo qan, nese femija ka dhimbje veshesh, nese femija eshte me pak se 3 muajsh